Formalizimi i sektorit të ndërtimit po shoqërohet me rritje të pagave, kontributeve dhe numrit të punonjësve të deklaruar.
Të dhënat e Administratës Tatimore, për qershorin e këtij viti, tregojnë një tjetër përmirësim të treguesve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Paga bruto në sektor është rritur me 23 për qind, ndërsa totali i kontributeve të paguara me 25 për qind.
Edhe niveli i tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi ka shënuar një përmirësim të ndjeshme, me 49 për qind.
Në të njëjtën kohë, numri i punonjësve të deklaruar është zgjeruar me rreth 2 mijë e 200 persona, duke arritur në afro 65 mijë punonjës, nga 63 mijë që ishte një vit më parë.
Rritja është reflektuar edhe në fashat e pagave. Numri i punonjësve me paga mbi 100 mijë lekë është rritur, ndërsa në fashat më të ulëta vihet re një tkurrje e deklarimeve.
Ndryshimi më i fortë shfaqet tek paga 50 mijë lekë, me 156 për qind, ndërsa punonjësit me paga nga 70 deri në 100 mijë lekë janë rritur me 119 për qind.
Administrata Tatimore thotë se do të vijojë zbatimin e Planit Operacional për Ndërtimin, me fokus rritjen e mëtejshme të formalizimit të sektorit.
/tvklan.al












Botërori 2026 