Ndërtuesja i merr pronën dhe e kërcënon: Unë s’kam çarë b***ën për Saimir Tahirin

Ndërtuesja i merr pronën dhe e kërcënon: Unë s’kam çarë b***ën për Saimir Tahirin

00:08 10/07/2019

Në emisionin “Stop” janë trajtuar shpesh herë problematikat dhe mashtrimet që ka bërë shoqëria “Brilant sh.p.k”, me administratore dhe ndërtuese Nadire Qinami. Këtë herë konflikti është mes pronarëve të truallit ku është ndërtuar një pallat dhe ndërtueses Qinami. Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me këtë të fundit. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë truall dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin që do të ndërtohej.

“Unë jam trashëgimtari i familjes Turku dhe kemi një pronë prej 403 m2 truall prapa çerdhes nr. 35, këtu në Tiranë. Ne e kemi trashëguar dhe e kemi me certifikatë pronësie që ne vitin 1993. Në vitin 2004-2005 erdhi na takoi Nadire Qinami dhe na tha që donte të ndërtonte pallat aty. Do na jepte ambiente banimi në pallat 510 m2. Në kontratë e ka që të gjitha shpenzimet i merte Nadire Qinami, firma “Brilant”. Ndaj ne ramë dakord”, tregoi denoncuesi.

Por në vitin 2019 Nadirja u mohoi pronarëve dhënien e 70 m2, me justifikimin se ka shpenzuar duke paguar ekspertë e gjyqtarë. Presioni që përdor Nadire Qinami është heqja e ujit dhe e dritave në apartamentet që ka marrë familja Turku, duke iu kërkuar të bëjnë kontratë të re dhe të mjaftohen me 440m2 ndërtim dhe jo 510m2, siç e kishin në kontratën fillestare.

“Ajo po del nga fjala. Thotë nuk ju jap më shumë, vetëm kaq. Por nuk po më lë që të shfrytëzoj dhe këto prona që ma ka dhënë me sipërfaqje 440 m2. Më ul automatin e dritave dhe të ujit. Komunikoj me të dhe më thotë që nuk ju jap dirta nëse nuk firmos që nuk do më shtesë nga ato që të kam dhënë unë. Vetëm 440 m2, jo më shumë”.  

Gazetari verifikoi se në të treja apartamentet që janë në pronësi të familjes Turku nuk ka as energji elektrike dhe as ujë të pijshëm. Ndaj njëri prej trashëgimtarëve sëbashku me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” u ballafaquan me ndërtuesen Nadire Qinami.

Familja Turku: Nadire?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Sa po ikja.

Familja Turku: Trafik i madh!

Ndërtuesja Nadire Qinami: Tani më dëgjo mua këtu! Aq keq je sjellë dhe aq keq i ke bërë vetes ti! Ke punë, se më ke çuar mua në polici dhe je një bukëshkelës se ti nuk e kishe parë me sy këtë dhe po fillova me gjyqe, 20 vjet ti po u afrove këtu unë do të ha m*** nga të gjithë Tiranës . Unë s’kam çarë b***ën për Saimir Tahirin se më vjen inat! Unë po them hajde, urdhëro, bëj kontratë merru si njeri dhe ti më merr mua e më çon në polici! Jo kam për të marrë 500 m jo… ç’merresh me miletin?! Hajde të bëjmë llogaritë sa më ke dhe sa të kam!  70 metërshin ta kam blerë unë nga shteti. Të gjitha gjyqet t’i kam bërë unë! Vetëm ekspertët kanë marrë 30 milionë lekë. E di këtë apo jo?! Po pse gjyqtarët si i kam paguar unë?! Po si do shkruaj në fletë, për gjyqtarin unë aty?!

Tani për pjesën tënde, do vish do marrësh hyrjet! Unë për shpenzimet që janë bërë për lirimin e pronës, për lejet, për të gjitha, të gjitha shpenzimet për ta kthyer këtë në shesh ndërtimi unë dorëhiqem nga këtu, jam… kaq metra më takojnë. Të t’i bëj këto, mer kontratën e sipërmarrjes, fut qeraxhinjtë, t’i gëzosh! Këta janë vartësit e mi. Këtu i bëj unë atë, i them unë hiqi dritën!

Pronarët e tokës janë drejtuar në polici, ku kanë bërë kallëzim, por vetëm ai i fundit është referuar në prokurori. Gjatë interesimit të emisionit “Stop” për procedurat që ka ndjekur Policia e Shtetit për këto kallëzime, familjari Turku mori një telefonatë kërcënuese dhe ofenduese nga Nadire Qinami.

Familja Turku: Po, Nadire!

Ndërtuesja Nadire Qinami: Dëgjo këtu! Po të pashë tek pallati, mbaje mend çfarë do të bëj!

Familja Turku: Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Po ti s’më provokon dot mua!

Familja Turku: Çfarë provokimi, moj Nadire! Unë jam pronar toke! Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: O hajdut! O hajdut! O hajdut! Më vjen mua aty, më provokon! O hajdut, o qelbësirë!

Familja Turku: Unë dua pronën time.

Ndërtuesja Nadire Qinami: O hajdut! O hajdut! O hajdut! Guxo dhe afrohu tek pallati dhe do ta shohësh! Po kë polici do më tregosh ti, mo legen, mo qelbësirë?! Dëgjo këtu! Guxo dhe afrohu tek pallati! Guxo dhe futu brenda! Guxo dhe hajde brenda! Guxo dhe futu aty!

Familja Turku: Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Do ta shikojmë punën tënde!

Familja Turku: Me polici e zgjidhim, me shtet!

Ndërtuesja Nadire Qinami: Mos më hajde më aty!

Familja Turku: S’e ha dot tokën time ti! Me pak fjalë tokën time nuk e ha dot ti! Po më vrave mua, aty po ke për të marrë tokën time!

Ndërtuesja Nadire Qinami: O legen! Ti je një m**t i thatë!

Familja Turku: Do vij unë tani te pallati. Hajde më vrit tani te pallati.

Ndërtuesja Nadire Qinami: Hajde te pallati! Hajde tani hajdeeeee! Yttt qelbësirë i Zyrasë, more kusarët e m**it!

Tanimë familjes Turku i ngelet të presë se çfarë do të vendosë prokuroria./tvklan.al

Të ngjashme
UKT