Këtë të Mërkurë, do të luhen katër ndeshje për fazën “play off”, ku do të përcaktohen skuadrat e fundit që kalojnë në fazën e 1/16-ve.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te sfida Real Madrid-Manchester City, e cila konsiderohet edhe si një finale e parakohshme në Champions League.

Spanjollët triumfuan 3-2 në ndeshjen e parë në Angli dhe shihen si favoritë për të avancuar më tej. Megjithatë “qytetarët” nuk dorëzohen dhe synojnë përmbysjen e madhe.

Përballje interesante është edhe ajo mes PSV Eintoven dhe Juventus. Italianët fituan në shtëpi 2-1 sfidën e parë dhe tani kanë një transfertë delikate.

Dy takimet e tjera, janë PSG-Brest dhe Dortmund-Sporting Lisbona. PSG dhe Dortmund e kanë formalitet kualifikimin, pas fitoreve 3-0 në ndeshjet e para. /tvklan.al