Policia e Lezhës ka zbuluar një rast të zjarrvënies së qëllimshme. Në një njoftim për mediat policia sqaron se ka proceduar një 73-vjeçar, i cili i ka vënë flakën një tokë kullotë, por më pas zjarri është përhapur duke djegur kodrën e fshatit Mabë në Lezhë.

I moshuari Mark Nikolli është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe tashmë akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Autoritetet apelojnë për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin./tvklan.al

/tvklan.al