Pronari  i restorantit “Delishfish”, kërkoi ndihmën e programit “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të ndihmuar 20 familje në nevojë në këtë periudhë të vështirë.

Bashkia Tiranë ka listën e të gjitha familjeve të evidentuara me probleme sociale dhe drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea takoi nënkryetaren Anisa Ruseti, e cila u shpreh se duke iu referuar database që kanë, do përpiqen të zgjedhim ato familje që kanë më shumë nevojë për ushqime në këtë periudhë.

Më tej, ajo shtoi se Bashkia Tiranë prej 10 ditësh është duke siguruar të moshuarve një vakt të gatuar në shtëpitë e tyre, që ata të evitojnë në maksimum daljen nga shtëpia. Gjithashtu për familjet që kanë mundësi fizike për të gatuar, u kanë çuar paketa ushqimore ose paketa higjeno-sanitare.

Ardit Gjebrea: Faleminderit për ndihmën që na prite dhe gjithë impenjimin që ju kemi shkaktuar!

Anisa Ruseti: Me shumë kënaqësi, për aq kohë sa gjithë takimi jonë është për një kauzë të mirë për të ndihmuar disa familjë në nevojë, është shumë kënaqësi për mua t’ju takoj.

Ardit Gjebrea: Është zoti Bert Loli, i cili për herë të dytë lidhet me programin tonë dhe nga biseda që unë kam bërë shpesh me të, ai është një person që ka ndihmuar njerëz pafund dhe vazhdon të ndihmojë sidomos në Vlorë në qytetin e tij të lindjes. Tashmë siç edhe kemi komunikuar, jam shumë kureshtar për këto 20 familje, si e keni bërë përzgjedhjen.

Anisa Ruseti: Patjetër që do i referohemi database që neve kemi, edhe do përpiqemi që mes familjeve që kemi me pensionistë dhe pensionistë të vetmuar, do përpiqemi të zgjedhim ata që ne e dimë që kanë më shumë nevojë. Do të duhet të konsultohemi me databasen tonë të personave me aftësi të kufizuar, që edhe aty të zgjedhim familjet që kanë më shumë nevojë, në këtë moment. E njëjta gjë vlen për familjet me ndihmë ekonomike, për nënat kryefamiljare, për ato të komunitetit rom dhe egjiptian. Pra i gjithë database jonë reflekton familjet dhe personat që kanë më shumë nevojë në këtë moment.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ju duhet të keni në databasin tuaj shumë familje që janë në nevojë. Nëse mund të jepni një informacion, çfarë keni bërë ju gjatë kësaj kohe sepse jam i sigurt që do keni qenë në lëvizje apo jo, sidomos për këto familje?

Anisa Ruseti: Që prej 10 ditësh tashmë, jemi siguruar që nëse të moshuarve ju kemi çuar një vakt të gatuar të gatshëm në shtëpitë e tyre. Të gjitha qendrat tona sociale kanë shërbyer vaktet e drekës, ndryshe nga më përpara, që i kemi bërë në qendrat tona ku ato vijnë dhe konsumojnë vaktin, ia kemi çuar në shtëpi dhe kjo ka ndihmuar ata që të evitojnë në maksimum daljen nga shtëpia. Ndërkohë që me familjet, ato që kanë mundësi fizikë për të gatuar, u kemi çuar paketa ushqimore ose çfarëdolloj paketa higjeno-sanitare, e kështu me radhë që të sigurohemi që kjo është mënyra më e mirë, që të gjitha familjet do e kalojnë këtë periudhë të vështirë./tvklan.al