Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson është takuar edhe me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Manja në një postim në ”Facebook”, ku shkruan se mes miqve diskutohen hapur problemet, por edhe mbështetja për t’i zgjidhur ato në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Ministri ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, Shtetit të së Drejtës dhe sundimit të ligjit.

“Kënaqësi të ritakohesha në Tiranë me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Mes miqve diskutohen hapur problemet, por dhe mbështetja për t’i zgjidhur ato në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Falenderues ndaj SHBA për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, Shtetit të së Drejtës dhe sundimit të ligjit”, shkruan ministri në “Facebook”.

/tvklan.al