“Po bëhen hapa të guximshëm për reforma të vështira”

Shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për reforma të vështira. Kështu u shpreh Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd Robinson, gjatë një takimi që pati me krerët e institucioneve të drejtësisë.

Ai shprehu mbështetjen që qeveria amerikane ka për Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni. Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë”.

Robinson zhvilloi një vizitë edhe në Prokurorinë e Posaçme ku takoi kreun e saj, Altin Dumani ku zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA mbështet integrimin në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore.  

Zyrtari lartë amerikan takoi edhe Kryeministrin Rama si dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe atë të Drejtësisë Ulsi Manja.

Tv Klan