5 qershor 2026 – Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur rreth orës 08:20 të kësaj të premteje në afërsi të kthesës së Kamzës. Siç njofton Policia, një efektiv i Rrugores është sulmuar befasisht nga një qytetar, teksa ishte duke orientuar qytetarët në vizat e bardha.
38 vjeçari i ka vënë thikën në fyt policit dhe ka tentuar t’i marrë armën e shërbimit. Fatmirësisht, efektivi nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa autori është vënë në pranga.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se 38 vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklarim apo shpjegim mbi motivet e këtij akti.
Ndërkohë, efektivi në dëshminë e tij ka rrëfyer:
Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që m’u afrua me thikë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart.
Kjo tentativë vrasjeje ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit vjen një ditë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur në Maliq, ku polici 34 vjeçar Enea Mekolli u ekzekutua nga një person me precedentë kriminalë teksa merrte pjesë në një operacion. U plagos edhe kolegu i tij, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
