Qeveria ka vendosur rishikimin e 3 ligjeve për t’i ardhur në nidihmë industrisë prodhuese në vend. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një takim me përfaqësuesit e kësaj industrie tha se këto politika vijnë në kuadër të përafrimit me praktikat më të mira të Evropës.

Belinda Balluku: Është një diskutim i gjatë që kemi nisur për të gjitha lëndët alternative. Ne do i japim frymëmarrje sektorit privat për një 3-vjeçar për të forcuar pozitat tuaja në tregun rajonal dhe për të rritur konkurrueshmërinë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se në perputhje me agjendën gri po punohet për strategjinë e menaxhimit të mbetjeve, e cila brenda Majit do të jetë e hapur për konsultim publik.

Mirela Kumbaro: Jemi përpjekur që shumë nga sugjerimet, por edhe nga përvoja që kemi jetuar bashkë në këto vite t’i japim drejtim disa prej shqetësimeve, por gjithashtu t’i përgjigjemi frymës së kohës.

Amendimet e listës së gjelbërt parashikojnë ndryshime në akcizën për gazin e lëngshëm, gjetjen e burimeve alternative për industrinë e çimentos dhe importin e lëndëve mbetjeve dytësore të cilat nuk sjellin impakt në mjedis.

Tv Klan

/tvklan.al