Në kuadër të forcimit të sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend.

Në burgun e Fushë-Krujës është riorganizuar zinxhiri komandues, ku drejtori Apostol Luca është liruar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili vjen me një eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Po ashtu, në këtë institucion është emëruar Shef i Policisë kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në burgun e Durrësit është caktuar në detyrën e drejtorit Serjan Mazrreku, i njohur për eksperiencën e tij në administratë dhe në fushën ligjore. Në postin e Shefit të Policisë është emëruar kryekomisar Florian Masha, me një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Këto lëvizje synojnë rritjen e përgjegjshmërisë institucionale, forcimin e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare në vend.

/tvklan.al