Vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit Botëror, Carlo Ancelotti është i detyruar të bëjë ndryshime në listën e kombëares së Brazilit.
Mbrojtësi i Romës Wesli u dëmtua në miqësoren e fundit kundër Egjiptit dhe në këtë mënyrë do të humbasë eventin madhor që do të nisë më 11 qershor.
Italiani ka ftuar menjëherë në grumbullimin e “Seleçaos” mesfushorin e Atalantës Ederson, i cili ishte në listën e pritjes.
Largimi i Weslit shton telashet në kampin e Brazilit që humbet një element të rëndësishëm në prapavijë pasi mbrojtja dhe mesfusha konsiderohen pika të dobëta të formacionit verdhejeshil.
Një tjetër çështje e nxehtë te Brazili është rikuperimi ose jo në kohë i Neymarit për sfidën e prë të Botërorit.
Edhe Gjermania ka humbur talentin Lenat Karl pak përpara startit të këtij edicioni pas një dëmtimi që pësoi gjatë stërvitjeve në SHBA.
Trajneri Nagelsman ka vendosur që në vendin e tij të grumbullojë talentin e Lajpcigut Assan Ouédraogo.
/tvklan.al












Botërori 2026 
