Italia përballet me mungesën e dytë përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Pas largimit të Bryan Cristante, trajneri Roberto Mancini nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin Federico Dimarco.
Anësori i Interit nuk është rikuperuar ende nga problemet fizike të pësuara me klubin e tij. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në qendrën teknike në “Coverciano”, u vendos që lojtari të largohet nga grumbullimi.
Përmes një komunikate zyrtare, federata konfirmoi se mbrojtësi zikaltër do të kthehet pranë klubit për të vijuar rikuperimin. Për të mbuluar hapësirën e lënë bosh, tekniku Mancini ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Aston Villa-s, Matteo Ruggeri.
Ky është zëvendësimi i dytë në listën e kombëtares italiane, pas ftesës së Samuele Ricci-t në vend të Cristante-s.
/tvklan.al












Botërori 2026 
