Nicolo Zaniolo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Italisë për arsye personale, duke i dhënë fund përkohësisht shpresave për t’u rikthyer në fushë me të kaltrit pas një mungese prej dy vitesh.

Sulmuesi 27-vjeçar i Udineses ka lënë kampin në prag të ndeshjeve të rëndësishme të Ligës së Kombeve kundër Francës dhe Belgjikës.

Zanioli nuk ka luajtur për Italinë që nga fitorja kundër Ekuadorit në mars të vitit 2024, periudhë kur aktivizohej me Aston Villan.

Kohët e fundit, lojtari kishte ringritur karrierën e tij në Serie A me fanellën e Udineses. Pas 6 golave dhe 5 asisteve sezonin e kaluar, ai u shpërblye me një kontratë të re deri në vitin 2029. Pasi u rikthye nga dëmtimi më 25 tetor, Zaniolo gjeti rrugën e rrjetës në tri ndeshjet e tij të para.

Mbetet ende e paqartë nëse trajneri Roberto Mancini, i cili e grumbulloi për herë të parë në vitin 2019 përpara debutimit në Serie A, do të thërrasë një zëvendësues për duelet e radhës në “San Siro” dhe në Bruksel.

/tvklan.al