Qeveria miratoi strategjinë kombëtare të ujit të pijshëm e cila parashikon rikonstruksion të rrjetit të ujësjellësve dhe gjallërim financiar të ndërmarrjeve që i menaxhojnë. Reforma mund të shoqërohet me rritje të tarifave për ujin e pijshëm.
Ylli Dylgjeri: “Një problem bazë për të sotmen dhe për të ardhmen përbën furnizimi dhe higjienizimi i ujit. Në strategji përcaktohet se është e nevojshme të ndiqet një politikë kombëtare e rehabilitimit të ujësjellësave për të minimizuar humbjet me një sistem tarifash të bazuar në koston e shpenzimeve.”
Qeveria miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për policinë e shtetit që i akordon ministrit të Rendit kopetenca më të mëdha në emërimet dhe organizimin e strukturës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Qeveria miratoi dhe strategjinë kombëtare antidrogë deri në vitin 2010. Kjo strategji parashikon rrugët e parandalimit të trafikut dhe prodhimit të drogës në vend. /tvklan.al