Shqipëria është një nga vendet më të prekura nga ndikimet klimatike në Europë. Në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndryshimet klimatike aktuale dhe ato të projektuara do të ndikojnë në shumë sektorë, duke shtuar edhe fatkeqësitë që lidhen me motin, përmbytjet, zjarret dhe erozionin.
Në raportin e gjendjes së mjedisit, tendencat e projektuara tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet deri në 2,2°C brenda vitit 2050 dhe deri në 4,4°C brenda vitit 2100.
Rritja më e madhe e temperaturave vërehet gjatë muajve qershor–shtator. Po ashtu, edhe niveli mesatar i reshjeve pritet të bjerë. Ndërkohë, rritja e nivelit të detit është shqetësuese.
Bujqësia dhe blegtoria janë sektorët që po preken më shumë nga ndryshimet e klimës, duke ndikuar në prodhimin e kulturave bujqësore. Veçanërisht në zonat fushore, parashikohet që rendimenti i misrit të ulet me 17% dhe rendimenti i domateve dhe shalqirit të bjerë me 6–11%.
Në zonat bujqësore me mundësi të kufizuara vaditjeje, pritet që rendimenti i jonxhës të ulet me 6%, rendimenti i rrushit me 17–23%, ndërsa rendimenti i ullinjve me 11-20%.
Rritja e temperaturave shton rrezikun nga insektet e dëmshme, sëmundjet dhe barërat e këqija. Po ashtu, edhe në blegtori, prodhimi blegtoral, riprodhimi, shëndeti dhe vdekshmëria e kafshëve pritet të ndikohet negativisht si pasojë e rritjes së temperaturave dhe e shpeshtësisë e intensitetit të valëve të të nxehtit.
Sipas raportit, shumica e bagëtive të imëta, deleve dhe dhive, janë raca lokale shqiptare, por ato mund të zhduken si rezultat i ndikimit të ndryshimeve klimatike. Nga dhjetë raca të deleve, tre prej tyre rrezikojnë të zhduken, ndërsa nga 17 raca të dhive, 10 prej tyre rrezikojnë të zhduken.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 