Ndryshimet klimatike kanë zgjatur sezonin e poleneve dhe kanë rritur përqendrimin e alergjenëve në ajër.

Sipas mjekut alergolog, Mehmet Hoxha kjo ka sjellë jo vetëm shtim të numrit të pacientëve të rinj, por edhe një rritje të agresivitetit të simptomave tek ata ekzistues

Me ardhjen e stinës së pranverës, krahas lulëzimit të natyrës, është rikthyer edhe shqetësimi i përvitshëm për mijëra qytetarë që vuajnë nga alergjitë. Sipas mjekut alergolog Mehmet Hoxha ky vit duket më sfidues se herët e tjera.

“Është më agresive….po zbret dhe në rrugët e poshtme”, thotë mjeku Hoxha.

Alergologu ngre shqetësimin se rastet po paraqiten me simptoma edhe më të rënda.

Për të vendosur se kush është trajtimi më i mirë për pacientin fillimisht sipas mjekut Hoxha duhet të ndahet se kush është shkaktarti i alergjisë.

Mjeku alergolog këshillon se alergjitë nuk duhen neglizhuar si një shqetësim stinor, pasi pa trajtimin e duhur, ato mund të kthehen në sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes.

Klan News

/tvklan.al