Në Kupën e Botës 2026, një ekskluzivitet i TV Klan do të aplikohen rregulla të reja për të patur një lojë pa vonesa.

Në mbledhjen e radhës të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit u vendos që të ketë kohë të caktuar për rivënien anësorë apo fundore. Lojtari duhet ta kryejë brenda pak sekondave ose topi i kalon kundërshtarit.

Sa i përket futbollistëve të cilët marrin ndihmë mjekësore do të qëndrojnë jashtë fushës për 60 sekonda. Kjo sipas IFAB do të zvogëlonte abuzimet që ndodhin në të tilla raste për të fituar minuta.

Brenda 10 sekondash duhet kryer zëvendësimi i lojtarëve, në të kundërt ai që hyn do të presë 1 minutë para se të përfshihet në lojë.

“Kemi diskutuar dhe rënë dakord për disa ndryshime në rregullat e lojës, të gjitha me qëllim që ta bëjmë ndeshjen më të shpejtë, më spektakolare, më pak humbje kohe, më shumë argëtim për publikun.

Do të kontrollohen edhe nëse goditjet e këndit janë dhënë saktë në momentin kur prej saj realizohet gol. Në VAR do të shikohen edhe kartonët e dytë të verdhë nëse janë dhënë padrejtësisht”, tha Infantino.

Tv Klan

/tvklan.al