Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, 5 qershor 2026, në orën 13:00.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me jo më shumë se 192 lekë për litër në pakicë dhe 180 lekë për litër në shumicë, ndërsa benzina do të shitet me jo më shumë se 172 lekë për litër në pakicë dhe 160 lekë për litër në shumicë.
Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku mund të rishikohen në varësi të lëvizjeve të tregut, ndërsa operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë janë të detyruar të zbatojnë vendimin, përndryshe parashikohen masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
