Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut nuk do të luhet të shtunën, siç ishte parashikuar fillimisht.
Federata Shqiptare, ka njoftuar se sfida është zhvendosur një ditë më herët, pra të premten më 27 nëntor.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e Policisë së Shtetit, që për arsye sigurie, kërkoi që ndeshja të mos zhvillohet më 28 nëntor.
Dueli Tirana-Skënderbeu, do të luhet të premten e 27 nëntorit, duke nisur nga ora 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Njoftimi i FSHF:
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF njofton se ndeshja Tirana – Skënderbeu, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më 28 nëntor 2026, në orën 13:30, do të luhet një ditë më herët.
Pas kërkesës së Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie, takimi është spostuar për të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stermasi”, Tiranë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
