Në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri Rama tha se në vitin në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s, ndërsa vitin e ardhshëm mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian!

Kryeministri përmendi si arritje ngritjen e komisionit parlamentar për reformat e integrimit dhe antikorrupsionin. Rama tha se Shqipëria duhet të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE-së në 2030 vendimmarrje politike sipas tij e Brukselit.

Krahas ambasadës në Bosnje Hercegovinë Rama premtoi edhe ato në Indonezi dhe Kenia. Sipas kryeministrit duhet bërë më shumë në raport me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, që i cilësoi si partnerët strategjikë të Shqipërisë. Vitin e kaluar theksoi Rama pritëm 10 milionë turistë ndërsa këtë vit shifra pritet më e lartë.

Tv Klan