Në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri është shfaqur në Giro d’Italia, një prej eventeve më të mëdha sportive të botës, që këtë vit ka nisur nga Shqipëria.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i biri, Zaho.

Kreu i qeverisë u shfaq edhe krah drejtuesit të garës, Mario Vegni, i cili u shpreh i entuziasmuar për të gjithë mikpritjen në Shqipëri, ndërsa vlerësoi maksimalisht organizimin e garës duke paralajmëruar se do të rikthehet sërish.

Gara prestigjioze Giro d’Italia ndalet për herë të parë në Shqipëri, duke e përfshirë vendin në itinerarin ndërkombëtar të çiklizmit. Mijëra qytetarë dhe turistë ndoqën nga afër ngjarjen sportive që shndërroi rrugët e Vlorës dhe Tiranës në pistë gare dhe festë.

Klan News

/tvklan.al