Vija bregdetare nga Durrësi deri në Golem nuk ofron vetëm plazh dhe relaks.

Gjatë muajve të verës, deti shndërrohet edhe në një hapësirë për sport, argëtim dhe adrenalinë, duke u dhënë pushuesve mundësinë të përjetojnë bregdetin në një tjetër mënyrë.

Në zona të ndryshme të vijës bregdetare, turistët mund të zgjedhin mes aktiviteteve të ndryshme ujore, nga jet ski dhe banana boat te sporte të tjera që kërkojnë më shumë adrenalinë.

Kërkesa për këto aktivitete është veçanërisht e lartë te të huajt dhe grupmoshat e reja.

Të rinjtë që kërkojnë një eksperiencë ndryshe, i drejtohen këtyre shërbimeve gjatë orëve të plazhit.

Vitet e fundit, aktivitetet ujore po bëhen pjesë e ofertës turistike të bregdetit, duke u dhënë pushuesve më shumë alternativa gjatë qëndrimit të tyre.

Nga njëra anë deti dhe plazhi, nga ana tjetër sporti dhe adrenalina.

Klan News

/tvklan.al