Për t’i shpëtuar vapës së fundjavës shumë pushues kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Durrësit.

Vendas, të ardhur nga rrethet si dhe turistë të huaj shijojnë freskinë e detit.

“E duam shumë Durrësin dhe Shqipërinë. Moti është fantastik dhe deti është shumë i bukur”.

“Çmimet për momentin të arsyeshme”.

“Shumë i ngrohtë shumë i mirë”.

Përgjatë verës Durrësi është i njohur jo vetën për gjallërinë prej pushueve ditën por edhe për jetën e gjallë dhe energjike të natës.

Ritmet e muzikës së bizneseve të vendosura buzë detit tërheqin jo pak pushues.

Pjesë e argëtimit bëhen grupmosha të ndyshme.

Duke marrë parasysh interesin në rritje, operatorët turistikë janë gjithnjë e më të angazhuar në përmirësimin e jetës së natës, duke e parë atë si një mundësi të shtuar për argëtim në qytetin ku turizmi mbetet motori kryesor i ekonomisë.

Tv Klan