Kroacia është një tjetër nga rivalët e Shqipërisë në Euro2024. Hamburgu do të pres derbin ballkanas të turneut të kësaj vere, me kombëtaren e Zlatko Daliç që kërkon të shkaktojë befasi në Europian.

Agjencia e lajmeve “Reuters” e konsiderohen Kroacinë si një kombëtare tepër simpatike dhe në Gjermani synon të shkruajë historinë. Rekordi në Kupën e Botës ka shkaktuar zili tek shumë kombëtare, por nivele të tilla nuk i kanë arritur kurrë në një Europian.

Kombëtarja e 10-ta në renditjen e FIFA-s nuk ka kaluar asnjëherë çerekfinale dhe janë eliminuar në dy edicionet e fundit. Ata do të shpresojnë ta rregullojnë këtë në Euro 2024, me turneun gjerman që pritet të jetë i fundit për kapitenin Luka Modriç.

38-vjeçari, hajmali dhe ylli i Kroacisë, ka ngritur çdo trofe në nivel klubesh me Real Madridin dhe do të donte të kurorëzonte karrierën e tij të jashtëzakonshme me një trofe ndërkombëtar. Fituesi i Topit të Artë 2018 mbetet shtylla në një skuadër kroate që në letër nuk ka cilësinë e yjeve të disa prej rivalëve të tyre.

Në kualifikimet për në Europian, Kroacia përfundoi e dyta në Grupin D një pikë pas Turqisë, duke fituar pesë fitore në tetë ndeshjet e saj, me dy humbje. Golashënuesi më i mirë i tyre ishte Andrej Kramariç me katër gola, ndërsa sinjali i mirë për ta është fakti që 13 golat e tyre në kualifikuese u shënuan nga shtatë lojtarë. Takimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë është në program për tu luajtur të mërkurën e 19 Qershorit.

Klan News