19 nëntor 2026 – Analisti Neritan Sejamini ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” Tv Klan ku u diskutua mbi kandidatët e mundshëm nga kampi socialist dhe ai demokrat për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.
Një hamendësim i Sejaminit është zv.kryeministrja Albana Koçiu, si figura më adapte për t’iu përgjigjur planeve të kryeministrit Edi Rama për bashkinë më të madhe, atë të Tiranës.
Analisti thotë se vetë Edi Rama është “garues” në zgjedhjet e ardhshme lokale, moment elektoral kyç, që sipas tij, do e përdorë për të dëshmuar dhe njëherë pushtetin.
“Erion Veliaj nga burgu ia prishi planin. Do të marrë një person që do t’i bindet verbërisht si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Figurë politike… Kandidatja më e mundshme është Albana Koçiu. Intuita ime është se ajo do të jetë kandidatja për Tiranën.
Që të mos akuzohet për korrupsion, të dalë të flasë si as mish, as peshk, të takojë disa njerëz, sepse fushatën do ta bëjë Rama. Do ta bëjë të qartë që është fushatë për të, për ta çuar Shqipërinë në Evropë. Në këto zgjedhje kandidon Rama për të rikonfiguruar pushtetin e tij. Kandidatja do t’i plotësojë këtë lloj narrative”, tha ndër të tjera Sejamini.
/tvklan.al












Botërori 2026 
