Zjarret në Aquila të Italisë vijojnë të jenë shqetësues. Prej pesë ditësh kjo zonë po vuan nga flakët dhe tymi. Mijëra sipërfaqe me pyje rreth qytetit janë djegur tërësisht.

Mbrëmjen e djeshme banorët e Monte di Pettino kaluan një natë të vështirë, pasi flakët u afruan shumë pranë banesave të tyre.

Operacionet nga ajri vijojnë, por temperaturat e larta dhe era e fortë po u pengon punën. Zjarrfikësit kanë vënë në përdorim edhe 12 dronë termikë, të cilët përcaktojnë me përpikmëri ku janë qendrat më të mëdha të zjarrit, u dhe ata të përqendrojnë punën për shuarjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mendohet se është i qëllimshëm.

Klan Plus