Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë 50-vjeçarin Ilia Ndoka, të afërmin e ish deputetit Arben Ndoka.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia dhe Prokuroria e Posaçme në kuadër të operacionit “Revanshi” ku u lëshuan 50-urdhër arreste.

Ndoka akuzohet për pastrim parash, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e krimeve në kuadër të këtij grupi.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën arrest në burg në mungesë. 50-vjeçari Ndoka u arrestua 11 Muaj më parë në Itali, për t’u ekstraduar drejt Tiranës.

Klan News