Producentja, Sabina Kodra, rrëfen për herë të parë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e kësaj të shtune një udhëtim që e ka prekur thellë dhe që për të është më shumë se thjesht një pushim. Për të ishte momenti i fundit që kaloi së bashku me fëmijët, përpara se ata të hynin në botën e pjekurisë dhe të quheshin tashmë të rritur.
“Unë kam zgjedhur një udhëtim që kemi bërë në Korfuz me fëmijët dhe e kam zgjedhur për një arsye shumë të thjeshtë këtë. Ne përgjithësisht kemi një punë goxha të vështirë, e cila nuk na jep mundësinë ne që të udhëtojmë të gjithë së bashku. Për herë të parë, unë vendosa që ne të katërt, ishte ai kufiri ku fëmijët po hynin në adoleshencën e thellë dhe thashë që kjo do të jetë hera e fundit që ne do të udhëtojmë me fëmijët, sepse ata do të bëheshin burra.”
Kështu nisi një udhëtim pesë ditor në Korfuz, larg të gjithave ishin vetëm ata, të katërt si një familje, në një shtëpi mes ullinjve. Ky udhëtim ishte më shumë se një pushim, ishte një lloj paqeje, një kohë e rrallë dhe e shtrenjtë që erdhi si për të kapur ato çastet e lumturisë së vërtetë.
Prodeucentja shton se gjithmonë e ka pasur kompleks faktin që nuk ka bërë shumë udhëtime me familjen e saj dhe nuk ka kaluar shumë kohë me ta. Megjithatë e lumtur ajo shpreson se mbase kur të jetë gjyshe do bëjë çmos për ta përjetuar edhe të njëjtin udhëtim e emocion.
“Vendosa që të udhëtonim në Korfuz pesë ditor dhe zgjodhëm një vend në mes të ullinjve ku do të rrinim vetëm ne të katërt, do rrinim, do ziheshim me njëri-tjetrin. Ne kemi arritur që në këtë udhëtim të bëhemi shok në të gjitha kuptime, prandaj dhe ky është një udhëtim shumë i rëndësishëm për mua. Është shumë i veçantë për mua, shpresoj që të jetë po kaq i veçantë edhe për fëmijët, sepse ne nuk kemi arritur që të japim shumë udhëtime.
Kemi qenë shumë të angazhuar dhe unë e kam këtë kompleks ndaj fëmijëve që nuk kam ndenjur gjatë me ta. Besoj se ky do të jetë një kompleks që do të më shoqërojë për shumë gjatë në kohë. Besoj se do të jetë një udhëtim, të cilin ndoshta do ta bëjmë sërish kur të jemi gjyshër.”/tvklan.al












Botërori 2026 
