Tashmë ajo ka vjedhur vëmendjen e paracëve dhe mediave rozë prej disa muajsh, në çdo dalje të saj pas rikthimit me Ben Affleck. Rikthimi i tyre është quajtur “Bennifer 2.0” dhe duket se po shkon më së miri. Në një intervistë për mediat, Jennifer rrëfeu se ndihet tejet e lumtur.

Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit janë gjithnjë kuriozë. ‘Si je? Ç’po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Nuk jam ndierë kurrë më mirë”.

Dua që njerëzit që interesohen për mua sepse edhe unë bëj të njëjtën gjë për ta, ta dinë që kam arritur në një pikë të jetës kur ndihem shumë mirë vetëm. Mendoj se pasi arrin në këtë pikë, gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk i imagjinoje kurrë më parë të ndodhnin sërish.

Këtu ndodhem tani. E dua të gjithë dashurinë dhe urimet që po vijnë drejt meje. Dua që çdokush ta dijë se është koha më e bukur e jetës sime”, shtoi këngëtarja.

Ndonëse as Jennifer dhe as Ben Affleck nuk janë prononcuar vetë zyrtarisht për mediat lidhur me rikthimin, ata e kanë bërë të ditur romancën me anë të fotove në rrjetet sociale dhe deklarata të burimeve pranë tyre./tvklan.al