E ardhmja e Adrion Pajazitit do të vazhdojë të jetë në Kroaci. Pas huazimit të suksesshëm te Gorica, lojtari kuqezi do të bëjë një hap të rëndësishëm për karrierën.

Mediat në Kroaci, e bëjnë të kryer transferimin e mesfushorit te Hajduk Split. Pretendentët për titull kanë arritur marrëveshjen me Pajazitin, duke fituar duelin në merkato me Rijekën.

Vendimtare në këtë lëvizje ishte këmbëngulja e trajnerit të ri, Gonzalo Garcia, i cili e donte 22-vjeçarin me çdo kusht në ekip.

Pajaziti do të bashkohet me Hajdukun si lojtar i lirë, pasi kontrata me Fulham, i skadon më 30 qershor.

Futbollisti i Kombëtares luajti në 24 ndeshje me Gorica-n në kampionatin kroat, ku spikati me formën e treguar, ndërsa shënoi edhe 3 gola shumë të rëndësishëm për ekipin.

/tvklan.al