“Stop” i rikthehet problemit shëndetësor të Elona Çollakut, vajza me probleme në shtyllën kurrizore, të cilën stafi i emisionit e ka ndjekur që kur ishte foshnje dhe deri sot, që është 6 vjeç.

Në vitin 2018, emisioni “Stop” bëri të mundur transferimin e Elonës dhe të familjes së saj nga Korça në Tiranë. Sot “Stop” në bashkëpunim me fondacionin “Firdeus” dhe Elvis Naçin, mundësuan 1000 mijë euro të tjera për një bust për Elonën, për shkak të deformimit të shtyllës kurrizore.

“Stop” bën apel edhe për 1500 euro të tjera, pasi Elonës i duhen edhe proteza të reja, për shkak se fiziku i saj ka ndryshuar./tvklan.al