Trump refuzon paketën 900 mld dollarë

Miliona amerikanë po përballen me pasiguri pasi nuk do të arrijnë dot që të marrin pagën e papunësisë. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bllokuar paketën prej gati 900 miliardë dollarësh që u vjen në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë humbur vendin e punës.

Trump ka refuzuar që ta nënshkruajë këtë paketë, pasi sipas tij, ajo konsiderohet qesharake dhe pagesat duhet të variojnë nga 2000 deri në 4000 dollarë për çiftet.

Paketa mund të kalojë të hënën për votim për të parandaluar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Në të njëjtën ditë, Dhoma e Përfaqësuesve pritet gjithashtu të votojë mbi një projektligj prej gati 740 miliardë dollarë për mbrojtjen, të cilin Trump vuri veton që edhe këtë mos e nënshkruajë.

Ligjvënësit po planifikojnë të heqin dorë nga vetoja e presidentit dhe ta miratojnë paketën, por për ta bërë këtë ata kanë nevojë për dy të tretat e votave si në Dhomë ashtu edhe në Senat.

Në fillim të kësaj jave kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se kjo paketë parashikon 85.5 milionë dollarë ndihmë për Kamboxhian, 1.3 miliardë për Egjiptin dhe ushtrinë e këtij vendi që blen armë nga Rusia. Sipas Trump taksapaguesit amerikanë që punojnë fortë po i jepet lëmoshë të cilët janë edhe më të vuajturit nga kjo krizë.

Tv Klan