E bukur, tërheqëse dhe e suksesshme, Beyonce kudo që

shkon nuk ka si të mos e marrë vëmendjen.

Por këtë herë bujën në media nuk e ka patur e vetme.

37 vjeçarja është shfaqur në premierën e filmit “The Lion

King” bashkë me vajzën e saj  Blue Ivy.

Veshjet e tyre u bënë kryefjala e mediave rozë, jo vetëm

sepse dukeshin rrëzëllitëse por edhe sepse ishin të kombinuara me njëra

tjetrën.

Me një xhaketë fustan të përshtatur me sandale dhe

bizhuteri të rënda ylli I popit e përshkoi tapetin e kuq bashkë me 7 vjeçaren.

Beyonce është pjesë e filmit “The Lion King” ku me zërin e saj interpreton luaneshën Nali dhe këndon “Can You Feel Love Tonight”.

Tv Klan