Klan News raporton se sot në orën 16:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit.

Ku takim, sipas të njëjtave burime, zhvillohet në kuadrin e negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për rikthimin e normalitetit në Kuvend.

Siç raporton Klan News mes palëve ka dakordësi për 2 komisione hetimore, atë në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS. Pjesë e diskutimit të ditës së sotme pritet që të jetë edhe objekti i hetimit që do të kenë ato.

Ndërkohë pritet të diskutohet edhe kuadri ligjor për nënkomisionin “Për Reformat”./tvklan.al

/tvklan.al