Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka pësuar humbjen e parë në karrierën profesioniste, duke u mposhtur në raundin e dytë nga gjermani Agit Kabayel në duelin e zhvilluar në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit. Sfida ishte e vlefshme për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda të versionit WBC, të cilin 34-vjeçari gjerman e mbrojti për herë të parë.
Takimi u ndërpre para kohe pasi 42-vjeçari shqiptar pësoi një dëmtim dhe e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshje.
Për Hysën, i renditur në vendin e 16-të në klasifikimin e WBC-së dhe i ardhur pas fitores me nokaut në gusht ndaj Thomas Narmo, ky ishte shansi i parë për një titull botëror pasi hyri në ring me bilancin 25 fitore në 25 ndeshje, 23 prej tyre me nokaut.
Nga ana tjetër, Agit Kabayel e çoi në 28 fitore në po aq duele rekordin e tij të pamposhtur në boksin profesionist. Gjermani ishte shpallur më herët kampion i plotë i WBC-së pasi Oleksandr Usyk liroi brezin, ndërsa paraprakisht kishte fituar dhe mbrojtur titullin e përkohshëm.
/tvklan.al












Botërori 2026 
