Burrat u treguan më të dhunshëm në 2020

Kjo është 35-vjeçarja e cila për më shumë se 10 vite u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti e familja e tij. Dhuna psikologjike ndaj gruas nisi që në njohjen me bashkëshortin, por duke shpresuar se pas martesës do të ndryshonin gjërat, ajo pranoi të lidhte kurore.

Nëna e 4 fëmijëve nuk dhunohej vetëm nga bashkëshorti, por edhe nga vjehrra. Dhuna nuk ka lënë pasoja vetëm tek ajo, por edhe tek fëmijët e saj.

Rritjen e numrit të dhunës në familje e konfirmon edhe Koordinatorja Vendore Kundër Dhunës në Familje, Anjeza Bojaxhi dhe Avokati, Enea Cenko.

Po ashtu ata thonë se një faktor i rëndësishëm në përshkallëzimin e rasteve të dhunës, ka patur edhe koha e karantinës gjatë nisjes së pandemisë. E dhunuar prej 10 vitesh, 35-vjeçarja ka një apel për të gjitha gratë që mos të heshtin.

Klan News