Nëna e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur paraditen e sotme në burgun e Fierit për një takim me të.

Vizita vjen pas transferimit të tij një ditë më parë nga paraburgimi i Durrësit.

Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një letër të shkruar në ambientet e burgut, ku ndër të tjera thekson se e kanë futur në izolim për 10 ditë dhe se ndan të njëjtin korridor me të burgosur të tjerë të dënuar për vrasje.

“Futje në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin, izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njejtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Mbrëmjen e së mërkurës Veliaj është vizituar në ambientet e burgut të Fierit edhe nga Avokati i Popullit.

Më herët Veliaj e quajti lëvizjen një “transferimin politik” dhe “rrëmbim policor” pasi nuk iu dha asnjë arsye për vendimin. 

/tvklan.al