Kristian Prenga do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme e karrierës së tij të shtunën ndaj ish-kampionit të Botës të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Dueli mes shqiptarit dhe britanikut do të mbahet në Xhedah të Arabisë Saudite.

Para kësaj sfide të dy boksierët dolën në konferencë ku në fund të saj nën ritmin e kolonës zanore të filmit Rocky bënë shqiponjën.

Kristian Prenga tha se do të tregojë në ring se çfarë di të bëjë.

“Çdo boksier i ka dobësita e veta, i ka gabimet e veta në ring. Ia kam parë të gjitha dobësitë dhe do t’ia tregoj të gjitha të shtunën”, tha Prenga.

Joshua nuk e cilësoi vetëm një përballje me Prengën, por ekipi i tij kundër atij rival.

“Ky është synimi im. Nuk është thjesht përballja ime me të, por edhe përballja e ekipit tim me ekipin e tij. Trajneri im kundër trajnerit të tij. Fizioterapisti im kundër fizioterapistit të tij. Zjarri ynë kundër zjarrit të tyre. Në fund, le të fitojë më i miri”, tha Joshua.

Kristian Prenga në karrierën e tij si profesionist ka 21 ndeshje nga të cilat ka fituar 20 dhe ka humbur vetëm 1 në vitin 2017.

Tashmë 35-vjeçar, Prenga ka përvojën e duhur për një ndeshje të këtij niveli me Anthony Joshua që është 36 vjeç dhe që në 33 duele ka fituar 29 dhe ka humbur 4.

/tvklan.al