Kombëtarja ndodhet në Parma ku sot në mbrëmje do të zhvillojë seancën zyrtare në stadiumin “Ennio Tardini”, aty ku nesër do të luhet miqësorja me Kilin.

Më parë rreth orës 18:30 trajneri Sylvinho do të dalë në konferencën e zakonshme ku mund të zbulojë diçka nga strategjia që do të ndjekë për këtë test që shërben për finalet e Euro 2024, një eksluzivitet i TV Klan.

Përveç Myrto Uzunit, i cili është larguar nga grumbullimi dhe Etrit Berishës me probleme fizike pjesa tjetër e lojtarëve janë të gatshëm. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria luan me Kilin që është para Copa America që do të zhvillohet në të njëjtën periudhë me finalet e Europianit.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë me 8 ndeshje pa humbje, ndërsa Kili nuk ka patur një ecuri pozitive kohët e fundit, duke pësuar edhe ndryshime në stafin teknik. Miqësorja Shqipëri – Kili do të nisë në 20:45 të së premtes në Parma dhe do të transmetohet nga TV Klan.

Tv Klan