Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është vënë në qendër të një furtune polemikash pas zbulimit nga e përditshmja vendase “Haaretz” se ai ishte në dijeni të sulmit nga Hamasi më 7 tetor 2023, që 10 ditë përpara, por nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e kufijve.
Sipas Haaretz, Netanjahu u informua nga presidenti i Emirateve të Bashkuara arabe Mohamed bin Zajed al Nahjan se ish-kreu i organizatës që qeveris Rripin e Gazës Jahja Sinuar që u ekzekutua më vonë nga ushtria izraelite, ishte duke përgatitur një sulm të madh të përshkruar prej tij si tërmet.
Informacionet për këtë i kishte marrë nga njerëz brenda organizatës palestineze.
Zyra e Netanyahut i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato si një “gënjeshtër të plotë”.
Rivalët politikë në zgjedhjet e ardhshme kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit. Ish-komandanti ushtarak Gadi Eisenkot dhe ish-kryeministri Naftali Bennett deklaruan se Netanyahu është i papërshtatshëm për të udhëhequr vendin dhe mban përgjegjësi direkte për dështimet e sigurisë.
Sulmi i 7 tetorit shkaktoi mbi 1,200 të vdekur në Izrael, ndërsa kundërofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka lënë deri më tani më shumë se 73 mijë viktima.
/tvklan.al












Botërori 2026 
