Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të tërhiqet nga pozicionet aktuale në Rripin e Gazës derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht.
Gjatë një deklarate, ai ritheksoi se siguria e Izraelit mbetet prioriteti kryesor, ndërsa bëri të ditur se propozimi për armëpushim i mbështeturr nga presidenti amerikan Donald Trump është ende në fazë diskutimi.
“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e interesave tona të sigurisë. Nuk do të tërhiqemi nga vijat tona aktuale derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Presidenti Trump dhe ekipi i tij besojnë se mund ta bindin Hamasin të çarmatoset dhe ta demilitarizojnë Gazën. Ne po e shqyrtojmë këtë propozim. Na dërguan një draft, por nuk ramë dakord me të. I kemi dërguar komentet tona dhe ky mbetet qëndrimi ynë”, tha Netanyahu.
Deklarata e Netanyahut vjen disa ditë pasi Donald Trump njoftoi se ishte arritur një moment kyç drejt zbatimit të planit për paqe në Gaza.
Megjithatë, negociatat mbeten të ndërlikuara, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes ka përsëritur se trupat izraelite nuk do të tërhiqen përpara se Hamasi të dorëzojë armët dhe të shkatërrojë rrjetin e tuneleve, ndërsa vetë Hamasi kërkon ndërprerjen e sulmeve izraelite si kusht për zbatimin e marrëveshjes.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 