Benjamin Netanyahu po bën një vizitë jashtëzakonisht të shkurtër në SHBA për fjalimin e tij në OKB.

Pasi mbërriti herët të enjten, ai pritet të kthehet brenda ditës në Izrael. Udhëheqësi izraelit do të takohet me presidentët e Argjentinës, Bolivisë, Paraguait, Panamasë, Etiopisë dhe nënkryetarin e Kolumbisë, si dhe me kryeministrat e Greqisë, Sllovenisë dhe Papua Guinesë, sipas zyrës së Netanyahut.

Por në agjendë nuk ka ndonjë takim të planifikuar me zyrtarë amerikanë.

Mbi të gjitha, Netanyahu nuk pritet të takohet me Trump.

“Mungesa e çdo takimi me presidentin, një muaj para zgjedhjeve izraelite, do të tregojë se Trump po mban distancë prej tij dhe do të jetë negativ për fushatën e Netanyahut”, tha për Reuters Nimrod Goren, kreu i Mitvim, i fokusuar në politikën e jashtme të vendit.

Izraeli është përballur me një izolim diplomatik në thellim që nga nisja e luftës së tij në Gaza në përgjigje të sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit gati tre vjet më parë.

Netanyahu nuk është në gjendje të udhëtojë në shumë vende për shkak të një urdhër-arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të lëshuar kundër tij dhe ministrit të tij të mbrojtjes, si dhe udhëheqësit të Hamasit në vitin 2024.

Më herët këtë muaj, aleatët dikur të palëkundur Britania, Franca dhe Kanadaja dhe vende të tjera evropiane, njoftuan sanksione që synonin vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe përgjigja e Uashingtonit ndaj këtyre masave të aleatëve, ishte heshtja.

Klan News

/tvklan.al