Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu parashtroi kushtet për t’i dhënë fund luftës në Gaza si dhe u shpreh i hapur për armëpushim të përkohshëm.

Synimi kryesor tani është marrja e kontrollit të plotë të të gjithë Rripit të Gazës. Ai kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve, dorëzimin e armëve nga Hamasi, largimin e udhëheqjes së grupit nga Rripi i Gazës dhe “çarmatosjen e plotë të enklavës”.

Ai u përpoq t’i kundërpërgjigjet presionit ndërkombëtar dhe tha se ata që i bëjnë thirrje Izraelit të përfundojë luftën pa arritur këto qëllime po bëjnë thirrje për “mbajtjen e Hamasit në fuqi në Gaza”.

Në enklavën palestineze mbeten ende 20 pengje të tjerë gjallë dhe deri në 38 pengje të vdekur.

Netanyahu akuzoi Hamasin për plaçkitjen e ndihmave humanitare dhe shitjen e tyre shtrenjtë për të financuar ushtrinë. Gjithashtu ai pretendoi se ushtria “ndoshta” ka vrarë udhëheqësin e ri të Hamasit, Mohammed Sinwar, vëllanë e vogël të ish-liderit Yahya Sinwar.

Kryeministri gjithashtu paraqiti planin me tre faza për shpërndarjen e ndihmës në Gaza, plan që përfshin hapjen e pikave të shpërndarjes së ushqimit nga kompanitë amerikane dhe krijimin e një zone për të mbrojtur civilët pas marrjes së kontrollit nga ushtria izraelite.

Klan News