Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës. Lëvizja pritej gjerësisht pas largimit të Benny Gantz në fillim të këtij muaji, për të cilin ai tha se erdhi pas zhgënjimeve në rritje për trajtimin e luftës nga Netanyahu.

Vendimi u bë publik para ministrave të qeverisë së tij, gjatë mbledhjes së kësaj të hëne. Netanjahu njoftoi se do të nisë konsultimet me përfaqësues të tjerë të grupeve parlamentare, si Jair Lapidin, liderin e partisë më të madhe të opozitës dhe Itamar Ben-Gvirin, ministrin e Brendshëm, partnerin e koalicionit qeverisës, i cili drejton një nga partitë e të djathtës radikale pro luftës.

Kabineti i Luftës u formua në ditët e para të luftës, kur Gantz, një lider i partisë opozitare centriste, iu bashkua koalicionit në një shfaqje uniteti pas sulmit të Hamasit të 7 Tetorit në Izraelin jugor. Ai kishte kërkuar që një organ i vogël vendimmarrës të drejtojë luftën, në një përpjekje për të mënjanuar anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së Netanyahut.

Ai përbëhej nga tre anëtarë Gantz, Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant  dhe së bashku ata morën vendime të rëndësishme gjatë gjithë rrjedhës së luftës. Largimi i Gantz, megjithëse nuk përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sundimin e Netanyahut, tronditi politikën izraelite në një kohë të ndjeshme. Ish-gjenerali ushtarak u pa si një burrë shteti që rriti besueshmërinë e Izraelit me partnerët e tij ndërkombëtarë në një kohë kur Izraeli e gjen veten në gjendjen më të izoluar.

Mes të tjerash Benjamin Netanyahu ka kritikuar planet e shpallura nga ushtria për të mbajtur pauza taktike ditore në luftime për të lehtësuar për të lehtësuar dërgimin e ndihmave. Analistët thonë se Netanyahu ishte në dijeni të planit dhe madje ai mund t’a ketë miratuar vetë atë po kundërshtia lidhet me një pjesë të audiencës brenda vendit.

Ushtria tha se një pauzë taktike do të fillonte në zonën Rafah. Pauzat do të bëheshin çdo ditë deri në një njoftim të dytë. Kjo synon të lejojë kamionët e ndihmave të arrijnë në vendkalimin e afërt të kontrolluar nga Izraeli Kerem Shalom. Pauza po koordinohej me OKB-në dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

Klan News