Kujdes kur tallesh me Neymar!

Ylli i futbollit i shpoi gomat e makinës shokut të tij të skuadrës pas një rrengu të vogël.

Pasi ekipi i Al Hilal triumfoi në Ligën e Profesionistëve këtë javë, Renan Lodi vendosi të festonte duke i bërë një rreng të vogël Neymar. Ai lidhi lidhëset e atleteve të tij të futbollit që ndodhen në qendrën e ekipit ndërkohë që Neymar po rikuperohet nga një dëmtim.

Por duket se ai nuk e kishte menduar se hakmarrja do të ishte aq e ashpër dhe e kushtueshme!

Një video e Neymar po bën xhiron e rrjetit. Lojtari brazilian i shpoi gomat makinës së Lodi teksa e vetmja gjë që ky i fundit mund të bënte ishte ta shihte nga larg.

Më pas ai postoi një foto ku gomat po ndërroheshin (shpresojmë që t’i ketë paguar Neymar). Lodi pati edhe një ‘kërcënim’ për shokun e tij në një postim në Instagram.

“Sezoni i ardhshëm është i gjatë, mezi po pres për Rolls Royce tënd!”

Epo duket se djemtë s’kanë ndërmend të ndalen!/tvklan.al