Vëmendja e futbolldashësve këtë fundjavë nuk do jetë e fokusuar totalisht në Londër, pasi të dielën e 11 Korrikut do luhet edhe finalja e Copa America. Në stadiumin legjendar Marakana do masin forcat dy kombëtaret më të suksesshme të Amerikës Latine, me Brazilin që do pres në shtëpi Argjentinën. Një 90 minutësh i zjarrtë që vendos përballë njëra-tjetrës dy ekipe që kanë shkruajtur historinë e futbollit botëror, por edhe dy miq të vjetër si Neymar Jr e Lionel Messi. Numri 10-të i brazilianëve është shprehur i kënaqur që do luajë një duel të tillë, teksa shtoi se këtë herë do jetë rival me mikun e tij, Lionel Messi.

“E kam ëndërruar prej kohësh një finale të tillë. Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe më i miri në botë. Unë kam një miqësi të madhe me të, por këtë herë Brazili e Argjentina do na kthejnë në rivalë. Megjithatë kjo nuk do e prishë aspak marrëdhënien tonë. Edhe kur luan video-lojëra me një mik kërkon të fitosh dhe kjo do ndodh edhe në finalen e Copa America”, është shprehur Neymar.

Kjo do jetë hera e katërt që Brazili e Argjentina luajnë në një finale të këtij turneu, me atë të vitit 1937 që u fitua nga Argjentina, ndërsa në 2004 e 2007 triumfuan “Seleçao”. Hera e fundit që Albicelestët kanë fituar ishte në vitin 2005, ndërsa në 107 ndeshjet mes tyre në total, Brazili ka fituar 42, barazuar 25 e humbur 40.

Klan News