Sipas mediave spanjolle pritet të lëvizë vitin e ardhshëm

Neymar do të qëndrojë te Paris Saint Germain, por te Barcelona nuk dorëzohen dhe po punojnë që ta marrin për sezonin e ardhshëm.

Pas lajmeve se braziliani do të kthehej te katalanasit ku luajti nga 2013 deri në 2017, sipas mediave spanjolle po kërkohet një mënyrë më e lehtë për ta afruar, pas problemeve që pati sulmuesi me drejtuesit e Paris Saint Germain.

Mosmarrveshjet shkuan deri në pikën ku Neymar iu bashkua me shumë vonesë skuadrës që kërkonte shumën e parave të shpenzuara për ta marrë pikërisht nga Barcelona para 2 vitesh që tani e kërkon sërish.

Gjithsesi tek e ardhmja e brazilianit nuk mund të përjashtohet edhe Real Madrid ku është përfolur se e duan si përforcim.

Tv Klan