Barcelona fitoi 3-2 me një përmbysje spektakolare ndaj Villarreal, në duelin e javës së 13-të në La Liga.
Katalanasit e nisën ndeshjen malore, pasi pësuan dy gola të shpejtë në shtatë minutat e para. Buchanan zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, ndërsa Oluwaseyi dyfishoi për miqtë dy minuta më vonë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Lamine Yamal shpërdoroi një penallti në minutën e 23-të.
Megjithatë, fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Martin ngushtoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa katër minuta më vonë Fermin Lopez barazoi shifrat.
Avantazhin Barcelona e mori në minutën e 67-të, pas një autogoli të shkaktuar nga Navarro.
Me këtë fitore, katalanasit mbajnë vendin e parë me 36 pikë, 3 më shumë se Reali i vendit të dytë. Villarreal mban vendin e nëntë me 15 pikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
