Më 19 janar 2018, emisioni “Stop” transmetoi rastin e një familjeje me 5 anëtarë në Linzë. Kësaj familjeje, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, iu dëmtua banesa, ndaj e futën në një bunker.
Asokohe, “Stop” u interesua me kryetarin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, dhe familja u strehua në një shkollë jashtë funksionit, ku qëndruan për 5 vite rresht. Po çfarë ndodhi më tej me këtë familje?
Shedija Noka, nënë e 3 fëmijëve, kërkoi të lëvizë nga shkolla, pasi kushtet nuk ishin të mira dhe tërmeti e kishte dëmtuar këtë ndërtesë.
Kryetari i Njësisë Administrative Kujtim Qefalia, tha për “Stop”, se familja Noka, pasi aplikoi si familje e dëmtuar, u shpall fituese për rindërtim, por inxhinierët dhe gjeologët konstatuan, se aty nuk mund të rindërtohej, sepse ekzistonte rreziku që terreni të kishte rrëshqitje sërish.
Ai sqaroi, se me vendim të Bashkisë së Madhe, kjo familje dhe 7 të tjera në njësinë Dajt, do të pajiseshin me banesa sociale.
Alfred Brahja, Kryetar i Njësisë Administrative Dajt, shprehet sot, se familjen e Alban Nokës, Bashkia Tiranë e futi në skemën e banesave sociale. Kjo familje është dakordësuar me dokumentacion tek noteri, që të sistemohet në Ndroq dhe viti i ri do ta gjejë në banesën e re sociale.
/tvklan.al












Botërori 2026 