ARRSH: Ejani në Tiranë nga Elbasani ose Ndroqi

Nga dita e hënë bllokohet lëvizja e makinave në sheshin Shqiponja. Policia dhe ARRSH kanë njoftuar se nga 26 Tetori devijohet i gjithë trafiku në këtë zonë, për shkak të punimeve që po bëhen në zonë.

Çdo person që të dalë nga Tirana, do të lëvizë vetëm pak metra larg sheshit Shqiponja dhe më pas mund të futet në autostradën Tiranë-Durrës.

Por duket se problematika më e madhe do të jetë për makinat që do vijnë në Tiranë. Kjo pasi nuk do të jetë më i aksesueshëm rrethorrutullimi te sheshi Shqiponja, por makinat do të lëvizin në një korsi provizore dhe më pas do të dalin në rrugën Tedor Keko, në Unazën e Re, për të dalë tek Pallati me Shigjeta.

Pra hyrja më e rëndësishme e makinave në Tiranë do të devijohet tërësisht drejt Unazës së Re.

ARRSH ka këshilluar shoferët që për të ardhur në Tiranë, të përdorin dy rrugë të tjera.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka theksuar se futja e makinave të tonazhit të rëndë në Tiranë, do të lejohet vetëm nga Elbasani ose Ndroqi. Devijimi i trafikut do të zgjasë 4 muaj.

Tv Klan